Sporti

Ish lojtari i Cagliarit, Capone gjendet i vdekur në moshën 43-vjeçare

09/29/2024 17:21
nga:Lorik J

Ish-mesfushori i Cagliarit, Andrea Capone, është gjetur i vdekur në moshën 43-vjeçare, sipas raportimeve të shumta.

Trupi i tij u gjet në Palazzo Tirso në Cagliari, mëngjesin e së dielës. Raportet fillestare sugjerojnë se vdekja e tij ishte aksidentale, ndoshta nga një rënie vdekjeprurëse.

Capone bëri 123 paraqitje për Cagliarin në vitet 2000. Mesfushori ka shënuar 19 gola për ekipin ‘Rossoblu’.

/GazetaBlic Sport