Lajme

Murati tha se qytetarët janë pasuruar, Rukiqi: Po harron që 60% e pagës shkon në barna e ushqime bazike

09/29/2024 15:50
nga:G C

Berat Rukiqi nga LDK i ka reaguar ministrin Murati që tha se qytetarët e Kosovës janë pasuruar me Qeverinë Kurti. Sipas tij ata i kane 1.51 miliard euro më shumë në banka.

Rukiqi ka thënë se sipas ministrit qytetarët kanë aq shumë para sa nuk e dijnë çka të bëjnë me to.

“Ministri po thote qe ekonomite familjare jane pasuruar shume, por po harron te na tregoj qe sot 60% e pagave tona shkon per barna dhe ushqime bazike (buke, qumesht, sheqer, vaj). Kur ky Minister dhe kjo Qeveri ka filluar mandatin perqindja e pages per barna dhe ushqime bazike ka qene 30%.”

Rukiqi e ka akuzuar Muratin se po i trajton si injorantë e analfabetë.

“Duke na trajtuar, sipas manualit te tyre, si injorante dhe analfabet, vitin 2024 po e krahason me vitin e pandemise, kur secila ekonomi familjare, jane detyruar t’i perdorin depozitat e tyre per mbijetese dhe sherim nga pandemia”.