Sporti

Përfundojnë pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

09/29/2024 15:53
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Gjilani po përballet me Prishtinën, teksa Feronikeli 74 me Malishevën, shkruan GazetaBlic Sport.

Prishtina dhe Gjilani luajtën baras me rezultat 1-1.

Të parët në avantazh kaluan kryeqytetasit me golin e Albin Krasniqit në minutën e 22’të, teksa për 1-1 realizoi Kushtrim Shabani në minutën e 35’të.

Në anën tjetër dueli mes Feronikelit 74 dhe Malishevës nuk prodhoi gola.

/GazetaBlic Sport/