Sporti

Ronaldo nis negociatat me Al Nassr për rinovimin e kontratës

09/29/2024 13:18
nga:E K

Skuadra arabe, Al Nassr ka nisur negociatat me Cristiano Ronaldon për një kontratë të re, raporton gazetari Nicola Schira.

Ronaldo, 39, ka shtatë gola në gjashtë ndeshje deri më tani këtë sezon dhe ka shënuar 44 herë në të gjitha garat sezonin e kaluar, transmeton GazetaBlic Sport.

Portugezit i skadon kontrata në vitin 2025, pas përfundimit të sezonit të Ligës Profesionale Saudite, por ai do të donte të vazhdonte të luante deri në Kupën e Botës 2026, gjë që do ta bënte atë lojtarin e parë që do të luajë në gjashtë edicione të ndryshme.

Pas largimit nga Manchester United në dhjetor 2022, ai nënshkroi një kontratë dyvjeçare e gjysmë me skuadrën e Riadit, duke fituar 200 milionë dollarë në vit.

/GazetaBlic Sport.