Sporti

Reali nuk e lejon Mbappen të jetë prezent në “Metropolitano” për derbin ndaj Atleticos

09/29/2024 12:51
nga:E K

Sonte do të zhvillohet derbi madrilen, mes Atletiko Madridit dhe Real Madridit.

Ndeshja zhvillohet në “Civitas Metropolitano”, më fillim nga ora 21:00.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti për këtë ndeshje nuk mund të llogarisë në shërbimet e Kylian Mbappe, për shkak të lëndimit që pësoi disa ditë më parë.

Sulmuesi francez dëshironte të ishte prezent në stadium për ta mbështetur skuadrën e tij, por sipas asaj që raporto “L’Equipe”, klubi mbretëtor nuk e ka lejuar.

Reali dëshiron që të shmang ndonjë incidentë në tribunat e “Metropolitanos”