Lajme

Kica-Xhelili i reagon Sveçlës: Pasulin e gullashin po e fshihni prej Rusisë a?

09/29/2024 12:38
nga:G B

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla, lidhur me atë se nuk mund t’i bëjë publik tenderat shkaku i Rusisë e Serbisë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka pyetur se a po e fshehin pasulin e gullashin prej Rusisë.

Ajo i ka thënë ministrit se tenderat po bëhen publikë vetëm pasi po ua japin dostave të tyre dhe ashtu po kuptohet sa të korruptuar janë.

Postimi i saj i plotë:

O Zot i madh!!!

Ministri Sveçla, paska thënë në emision te Jeta Xharra, se nuk mund t’i bëj publik tenderat shkaku i Rusisë e Serbisë.

PASULIN & GULLASHIN po e fshehni prej Rusisë a?

Po ti o zotëri a e din që PASI që t’ia jepni tenderat dostave të juaj, ato bëhen publike? Ashtu edhe e kemi kuptuar sa të korruptuar jeni!

Kontratën e IT-së që ke vendosur t’ia japësh për 15 milionë një kompanie të dyshuar për korrupsion në Shqipëri, s’e ke fshehur nga Serbia, por nga dhjetëra kompani të IT në Kosovë. E ke FSHEHUR, sepse ke ZGJEDHUR ta rrisësh çmimin nga 9 në 15 milionë, duke i zhvatur 6 milionë.

E ky është vetëm NJË nga 270 milionët e juaj ndër tavolinë.

Të KORRUPTUAR jeni e të tillë do t’iu mbajmë mend, sepse nuk ju ka mbetur gjatë.

Doarsa R. Kica

 

Bajrami i reagon Sveçlës për tenderin një burimor: 10 milionë euro në procedurë të hapur, 15 ia dhatë në të mbyllur