Sporti

Ten Hag ‘i frustruar’: Gjykohemi pas çdo ndeshje, kjo nuk është normale

09/29/2024 12:27
nga:E K

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka folur përpara ndeshjes në shtëpi të Premierligës kundër Tottenhamit, duke thënë se skuadra e tij po gjykohet pas çdo ndeshje, gjë që nuk është normale për të. Tekniku holandez pranoi gjithashtu se i respekton kritikët e tij, të cilët nuk kanë qenë të paktë së fundmi.

“Së pari, më duhet të them se i respektoj kritikët. Ka shumë të tillë. Të gjithë mund të kenë një mendim për futbollin. Kur je në një punë si kjo, duhet ta pranosh këtë”, tha Ten Hag përpara ndeshjes së sotme në shtëpi kundër Tottenham, transmeton GazetaBlic Sport.

“Nuk i lexoj sigurisht të gjitha kritikat. Nuk është e mundur dhe as nuk dua t’i di, por ka edhe këshilla të mira”, shtoi holandezi.

“Unë e kuptoj perceptimin që shumë njerëz kanë për Manchester United sepse historia e klubit është kaq e madhe. Por ne kemi bërë zgjedhje për lojtarët e rinj që nuk janë ende në atë nivel të lartë. Ne duhet të të zhvillohemi, dhe që ata të përmirësojnë veten, dhe që ne të ndërtojmë një ekip me qëndrueshmëri. Në dy vitet e fundit, skuadra ka treguar se ata mund të përballojnë dhe të fitojnë trofe, por ne kemi nevojë për më shumë qëndrueshmëri”, komentoi Erik ten Hag.

“Ata na gjykojnë pas çdo ndeshje. Nuk është normale! Të gjithë presin që United të fitojë çdo ndeshje. Ne e dimë këtë. Nuk është sekret për askënd. Kur je në këtë klub ata duhet të merren me atë faktor. Nuk ka ka rëndësi nëse je i ri apo i vjetër klubi ka ambicie për të luajtur në nivelin më të lartë dhe ne duam ta arrijmë këtë në Ligën e Kampionëve në të ardhmen”, shtoi Ten Hag.

/GazetaBlic Sport.