Lajme

Bajqinovci kritikon opozitën: Edhe një vit pas sulmit, asnjë zyrtar nuk e vizitoi Banjskën

09/29/2024 11:35
nga:G B

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar opozitën që nuk e ka vizituar Banjskën edhe një vit pas sulmit terrorist atje vitin e kaluar dhe vrasjes së rreshterit heroit Afrim Bunjaku, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se secili politikan duhet të ketë ndjeshmëri të madhe ndaj këtyre ngjarjeve të rënda.

Postimi i tij i plotë:

Edhe pas një viti të sulmit terrorist në Banjskë dhe vrasjes së rreshterit heroit Afrim Bunjaku.

Pas përballjes së shtetit me terroristë të armatosur rëndë, një vit më vonë, ende nuk kemi parë asnjë zyrtar opozitar të vizitojë Banjskën. Një përkujdesje dhe ndjeshmëri më e madhe ndaj këtyre ngjarjeve të rënda duhet të jetë pjesë e përgjegjësisë së secilit politikan.