Sporti

Mbi 1 miliard euro shpenzime, por Chelsea synon dy transferime tjera në janar

09/29/2024 10:24
nga:E K

Skuadra e Chelseas ka shpenzua mbi 1 miliard euro në tregun e transferime që nga viti 2022, kur Todd Boehly morri drejtimin e klubit.

Vetëm gjatë afatit kalimtar veror, ”Blutë e Londrës” transferuan 10 futbollistë, dhe rreth 40 që nga viti 2022, duke filluar nga Sterling e deri te Sancho.

Moises Caicedo, i cili u transferua nga Brightoni, ka kushtuar Chelseas plot 115 milionë euro, ndërsa blerja e dytë më e shtrejtë është Enzo Fernandez me 107 milionë.

Por klubi nga ”Stamford Bridge” duket se po planifikon të forcohet më tej në qendër të mbrojtjes së tyre gjatë afatit kalimtar të janarit.

Chelsea po kërkon Castello Lukeba të RB Leipzig dhe Tomas Araujo të Benfica-s, i pari i të cilit admirohet gjithashtu nga Real Madrid.