Lajme

Prishtinë, arrestohen dy burra pasi e rrahën në trafik një tjetër

09/29/2024 09:42
nga:G B

Dy burra janë arrestuar dje më 28 shtator në Pristinë pasi që të njëjtit dyshohet  se pas një mosmarrëveshje në trafik,  e kanë sulmuar fizikisht një burrë tjetër.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale  tri shufra metalike.

Palët janë intervistuar  dhe me vendim të prokurorit,  dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.