Sporti

Dy sfida luhen sonte në futbollin kosovar, vëmendja në Gjilan

09/29/2024 08:44
nga:E K

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiro.

Vëmendja kryesore do të jetë në takimin derbi mes Gjilanit dhe Prishtinës.

“Skifterat” aktualisht ndodhen në pozitën e tetë me pesë pikë ndërsa kryeqytetasit janë dy pozita më lartë me 10 sosh.

Kurse në takim tjetër luajnë Feronikeli 74 dhe Malisheva.

Malisheva kërkon të vazhdojë formën e mirë kurse Nikli fitoren e parë këtë edicion.

Dy takimet fillojnë nga ora 15:00.