Lajme

Zëdhënësi i AAK-së i reagon Dejona Milahit: Shpresoj që ke mbledh ndonjë fond nga tenderët e KEK-ut sepse do të duhen për avokat

09/28/2024 18:47
nga:Sh R

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj deklaratës së Dejona Mihailit.

Xhemaili ka thënë se në përpëlitjet e saj të fundit për të na dhënë një ligjeratë të së djathtës paska shpërfaqur frikën e saj të tmerrshme nga rënia.

“Dejona sot paska bërë një postim që i vije era frikë. Në përpëlitjet e saj të fundit për të na dhënë një ligjeratë të së djathtës paska shpërfaqur frikën e saj të tmerrshme nga rënia që është duke i ndodhur VV-së. Edhe më qesharake e bën fakti se ajo është një pasardhëse e servilëve të Enver Hoxhës, pjesë e nje lobi majtist grek dhe “poster girl” e së majtës së korruptuar”, ka thënë Xhemaili

Sipas Xhemailit, Dejona Mihali është vetëm një pordhë e ftohtë që Albin Kurti i ka dhënë hapësirë.

“Sot ajo na paska promovuar eksponentët e Guxo-s nga frika se Vjosa ju iki. Por mos ki dert se Vjosa rreshtohet aty ku është çmimi më i lartë. Aty e ke Dejonë, mos baj dert. Për një gjë më duhet të të jap kredit. Për Mimoza Kusarin. E vërtet është se liberalizmi i saj është i qëndrueshem që u vërtetua nga bisedat e saj me Radojçiqin. Liberalizmi i saj ekstrem vërtetohet mbi zgjedhjen e saj që të bisedojë ngrohtësisht me kriminel si Radojçiqi dhe të kërkojë ndihmë nga ai që të shkelë Veteranët e UÇK-së. Dejonë, ti je vetëm një pordhë e ftohtë që Albin Kurti të ka dhënë hapësirë. Në skenën normale politike të Kosovës ti kishe qenë më së shumti një kolumniste në portalin “Mekuli”, është shprehur Xhemaili.

Ai ka thënë se shpreson që Mihali ka mbledhur ndonjë fond nga tenderët e KEK-ut.

“Shpresoj që ke mbledh ndonjë fond nga tenderët e KEK-ut sepse do të duhen për avokat. Shnet!”, ka përfunduar ai.