Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligë.
Ballkani ka triumfuar bindshëm ndaj skuadrës së Ferizajt, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 4 me 0, me skuadrën nga Theranda që ngjitet në krye të renditjes tabelare, me pikë të njëjta me Llapin, Suharekën dhe Malishevën.
Dukagjini i Ismet Munishit është mposhtur përsëri, me skuadrën nga Klina që pësoi me rezultat 0 me 2 nga Drita.
Kjo është humbja e pestë në shtatë ndeshjen për Dukagjinin.
/GazetaBlic Sport/