Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar kur para 6 vjetësh mori “PO”-në e ShBA-së për krijimin e Ushtrisë.
“Mirënjohje ndaj ShBA dhe Sekretarit James Mattis për mbështetjen e pakursyer!”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i tij:
Arritjet tona si shtet janë fryt i ndërtimit të raporteve të ngushta e të sinqerta me miqtë tanë perëndimorë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin tonë më të madh.
Sot, bëhen 6 vjet nga një ndër takimet më të rëndësishme të karrierës sime politike, takimi me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis.
Në këtë takim, Sekretari Mattis, i tha PO insistimit tim për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, një hap kyç drejt forcimit të sovranitetit dhe sigurisë së shtetit tonë. Mirënjohje ndaj ShBA dhe Sekretarit Mattis për mbështetjen e pakursyer!.