Sporti

Përfundojnë pjesët e para të dy dueleve të Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

09/28/2024 15:50
nga:E K

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Ballkani po luan ndaj Ferizajt, teksa Drita ndaj Dukagjinit, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra nga Suhareka ka mbyllur pjesën e parë me avantazh solid prej 2-0 falë golave të Adetunjit në minutën e 10’të dhe Ribieros në minutën e 36’të të takimit.

Në anën tjetër dueli mes Dukagjinit dhe Dritës nuk prodhoi gola në 45 minutat e para të ballafaqimit.

/GazetaBlic Sport/