Lajme

Bajqinovci i reagon kreut të LDK-së: Lumir, koncentrohu

09/28/2024 12:32
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci i ka reaguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, raporton Gazeta Blic.

“Koncentrohu”, i ka thënë Bajqinovci kreut të LDK-së.

Postimi i plotë:

Parti me program të majtë ndërsa është parti e djathtë, kanë filluar të na kopjojnë. Lumiri flet për shpërndarjen e pampersave dhe qumështit, ndërsa më herët thoshte se qeveria po shpërndan lëmoshë. Sot po thotë se Kosova nuk duhet të udhëhiqet nga e majta.
Hajde merre vesh! Parti e djathtë me program të majtë? Nuk shkon!
Koncentrohu!