Lajme

Bajrami: Nga 859 milionë për investime kapitale, qeveria shpenzoi vetëm 159 milionë

09/28/2024 10:56
nga:Gazeta Blic

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka vazhduar me kritika ndaj Qeverisë Kurti, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka theksuar se qeveria ka dështuar me investime kapitale.

Sipas saj nga 859 milionë euro të dedikuara për investine kapitale, deri në shtator janë shpenzuar 159 milionë euro.

Postimi i plotë:

Nga 859 milionë të parapara për investime kapitale në buxhetin e vitit 2024, deri me shtator qeveria ka shpenzuar VEÇ 159 milionë euro

Kjo shifër tregon se ka mospunë, edhe te këto 159 milionët e shpenzuar një pjesë janë kontrata njëburimore me korrupsion.

Derisa qytetarët shpenzojnë kohë në kolonat me pluhur, shpenzojnë karburant dhe amortizojnë automjetet e tyre në rrugët për Podujevë, Mitrovicë, Pejë e Gjilan partia në pushtet prej 859 milionë eurove të parapara për investime kapitale në buxhetein e vitit 2024, deri me 1 shtator ka arritur të shpenzoj vetëm 159 milionë euro (ndërsa komunat me krejt pengesat nga Ministria e Financave kanë shpenzuar 120 milionë euro për investime kapitale deri me 1 shtator). Këto të dhëna janë të Ministrisë së Financave.

Në anë tjetër mbi këtë qeveri rëndon barra e 273 milionë tenderëve sekret, taksa tonat këto të shpenzuara në kundërshtim me Ligjin e Prokurimit Publik, duke dëmtu buxhetin e duke favorizu kompani në dëm të konkurrencës së lirë në treg.

E pamë mospunën tuaj, prandaj s’mund të fshiheni më prapa mashtrimeve e propagandës.

#9shkurt
#rrugeere
#qeveriere
#mekryeministerLumirAbdixhiku