Lajme

Hoti: Kosova do të nis të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit në qeverinë e ardhshme

09/27/2024 21:13
nga:Sh R

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në qeverinë e ardhshme, Kosova do të nis të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit.

Sipas Hotit, krejt kjo për të nisur investimet në energjetikë, autostrada e hekurudha.

“Në qeverinë e ardhshme, Kosova do të nis të zbatojë marrëveshjen e Washingtonit për të nisur investimet në energjetikë, autostrada e hekurudha.” – ka shkruar Hoti.