Sot, Inspektorati i Prishtinës ka zhvilluar aksion për largimin e veturave të pashfrytëzuara në hapësirat publike në kryeqytet.
Në njoftimin e tyre të bërë në rrjetin social ‘Facebook’, thuhet se me këtë aksion synon që të përmirësohet cilësia e jetës në qytet, duke eliminuar veturat e fjetura që zënë hapësirat e rëndësishme dhe ndotin ambientin urban.
“Inspektorati i Prishtinës, nën udhëheqjen e Drejtorit Florian Dushi, ka nisur një aksion të rëndësishëm për largimin e veturave të braktisura nga hapësirat publike në kryeqytet.
Ky aksion është pjesë e vizionit të Kryetarit Përparim Rama për lirimin e hapësirave publike dhe parkingjeve, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët dhe banorët e Prishtinës.
Me këtë iniciativë, synohet të përmirësohet cilësia e jetës në qytet, duke eliminuar veturat e fjetura që zënë hapësirat e rëndësishme dhe ndotin ambientin urban.
Ky hap tregon angazhimin e institucioneve për një Prishtinë më të pastër dhe të organizuar”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
/GazetaBlic/