Lajme

Theret me thikë një person në Ferizaj, shkak konflikti për pronë

09/27/2024 14:41
nga:Y I

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një person të dyshuar me inicialet Sh.K., për 48 orë.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

“I dyshuari i lartcekur është ndaluar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje lidhur me një konflikt pronësor në fshatin Dubravë, ka sulmuar fizikisht me thikë të dëmtuarin Z.M. duke e goditur disa herë në pjesë vitale të trupit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit do të ndërmarr veprimet e mëtejme ligjore.