Lajme

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

09/27/2024 14:07
nga:Y I

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të shtunën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29gradë Celsius.

Do të fryjë erë, kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

Ndërkaq, për të dielën pritet ndryshim moti.

IHK njofton se do të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin.

Në fushat termike do të ketë ulje të ndjeshme, kryesisht atyre maksimaleve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.