Lajme

Kosova që tri vite pa asnjë njohje | Sfidë apo dështim?

09/27/2024 14:19
nga:N K

Kosova që nga njohja e saj e fundit nga Izraeli në shkurt 2021, nuk ka arritur asnjë njohje të re si shtet i pavarur

Që nga kjo kohë, asgjë më nuk u shtua tek lista e vendeve për njohje të vendin tonë.

E, për këtë ‘ngecje’ e pranoi edhe kohë më parë vet Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në një fjalim të mbajtur në Kuvendin e Kosovës.

“Është e vërtet që çështja e njohjeve të reja ka ngecur, por nuk ka ngecur vetëm këtë vitin e fundit, por ka pasur një ngecje të vazhdueshme edhe në vitet e kaluara. MPJD dhe Qeveria në përgjithësi duke përfshirë edhe institucionin e presidentes punojmë në mënyrë të vazhdueshme për njohje të reja”, u shpreh ajo.

Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i integrimeve evropiane, Dorajet Imeri.

Imeri thotë se procesi i njohës së pavarësisë së Kosovës është shumë kompleks i cili varet nga disa faktorë.

Sipas Imerit, ky proces lidhet ngusht edhe me raportet ndërkombëtare, gjeopolitike si dhe me strategjitë që shtetet i ndjekin individualisht.

“Çështja që duhet të dimë është se Kosova përmoment për të cilin flasim është në një proces negociues me Serbinë dhe procesi i njohëve të pavarsisë së saj varet ekskulivisht ose shihet një pjesë e madhe nga shtetet si një proces që do të varet nga rezultatet që do të arrijnë shtetet në raportet mes tyre përkatësisht si marrëveshje finale e zbatueshme dhe e detyrueshme për palët. Çështja e parë është se Kosova dhe njohja e saj varet për momentin eksluzivisht nga raporti që ajo do të ketë në negociatat me Serbinë”, tha Imeri.

Po ashtu, Imeri, thotë se njohja e Kosovës është esenciale për subjektivitetin dhe sovranitetin e saj,

Ai kërkon që vendi ynë të ruaj miqësinë që i ka me shtetët që e kanë njohur pavarsinë e saj.

Gjithashtu, sipas Imerit edhe pse Kosova ka potencial që të njihet nga të gjitha vendet e botës, njohjet deri më tani janë të pakta.

“Çështja e dytë është se ideja e subjektivitetit dhe sovranitetit nuk varën ekskluzivisht përmes njohës, por njoha është gjëja më e rëndësishme në të, prandaj Kosova duhet ti ruaj miqësitë që i ka me shtet që e kanë njohur pavarësinë e saj dhe ti mirëmbaj raportet diplomatike me to dhe të të forcojë bashkëpunimin me këto shtete që e kanë njohur”, vlerësoi ai.

Ndërsa, kryetarja e Komistionit për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Time Kadrijaj, njëherëshit deputete nga radhët e AAK-së, shprehet kritikuese ndaj politikave të jashtme të qevrisë aktuale, duke e cilësuar atë si një “dështim të plotë”.

“Është një dështim i plotë sepse kanë thanë me përmtu se do të punojnë shumë, edhe në qoftë për njohje të reja, qoftë në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare që do ta avancojnë agjendën e evropiane në indeks Kosove dhe do t’i luftojnë krimet e korrupsioneve, ndërsa sikurse kanë dështuar në çdo sektor, ata kanë dështuar edhe në politikën e jashtme”, tha Kadrijaj për “Gazeta Blic”

Ajo vlerëson se qeveria kishte premtuar të punonte për njohje të reja dhe anëtarsim në organizata ndërkombëtare, por sipas saj nuk ka pasur asnjë përparim në këtë drejtim.

Më tej, deputetja pohon se vendi ynë është sanksionuar nga BE-ja dhe se imazhi i Kosovës është dëmtuar për shkak të veprimeve të pakoordinuara.

“Imazhi i Kosovës në fakt është i rënuar, ka bë gabim që ka bërë veprime të pa matura dhe të pakoordinuara sepse në fakt ne nesë nuk koordinohemi me aleatët tanë që i kemi shekullor ne e coptojmë agjendën evropiane dhe kjo është e vërteta, ky është realiteti”, shtoi ajo.

Ndryshe, sipas saj kryeminstri Kurti cilin do veprim që po e bën, po e bën për efekt elektorial dhe jo për Kosovën si shtet.

“Zotri Kurti po mendon me politika populliste me fitu, po mendon si lidership i një vendi për ta avancuar statusin e Kosovës por po mendon e po bën veprime me koordinim me strukturat e veta në mënyrë që të ruaj elektoratin. Gjithçka që po bën, po bën për efekt elektoral dhe jo për efekt të Kosovës.

Vlen të rikujtohet së menjëherë pas liberalizimit të vizave kosovare në shtetet (zonën) Schengen, Spanja i njeh këto pasaporta, por jo Kosovën si shtet.

Kliko linkun më poshtë për të parë listën e vendeve që njohin Kosovën:

Lista e Njohjeve

/GazetaBlic/