Në rrugën Prishtinë-Ferizaj ka ndodhur një aksident mes dy veturave, ku janë lënduar pesë persona.
Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti, bën të ditur që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, si dhe me rastin po merret njësiti trafik.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Ferizaj,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rast po merret njësiti i trafikut”, thuhet në njoftim.
/GazetaBlic/