Lajme

Ndalohet një person në Vushtrri, iu gjet një revole

09/27/2024 11:37
nga:N K

Është ndaluar një person në Vushtrri, pasi tek i njëjti, gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një revole.

“Njësiti i hetuesisë ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një revole”.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.