Sporti

Dardanët me reagim të ashpër ndaj FSHF-së: Kosova nuk do ta falë kurrë

09/27/2024 11:23
nga:E K

Shqipëria dhe Serbia kanë hedhur kandidaturën e përbashkët për organizimin e Kampionatit Evropian për U21.

Ky vendim i FSHF ka zgjuar reagime të shumta në trojet shqiptare nga opinioni publik sportiv dhe jo vetëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Tifogrupi zyrtar i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët” kanë reaguar ashpër rreth lajmit.

Ja reagimi i plotë:

Dikush ka vendosur qe ta normalizoje bashkepunimin me te ashtuquajturet serbe dhe te ashtuquajturen serbi si kurrgje hiç duke shkelur me dy kembe mbi emocionet, gjakun dhe plaget e fresketa te shqiptareve te kesaj treve dardane. Pak dite pasi kujtuam si popull renien ne detyre te heroit Afrim Bunjaku dhe hyrjen terroriste, barbare e kriminale te çetnikeve te furnizuar me municion armesh nga vendi fqinj hegjemonist, na vjen lajmi zyrtar se nga Tirana paskan vendosur te bashkepunojne me serbine per bashkorganizim te Euro 2027 per grupmoshen U-21. Bashkepunojne me federaten e atyre qe nuk e shqipton asnje denim kur çdo jave klubet serbe shfaqin banderola shoviniste me flamurin e Kosoves te mbuluar me ngjyra te serbise apo kur tifozet e klubeve te beogradit behen nxites e motivues per rikthim te ushtrise serbe ne Kosove, gje qe me pas u perpoq te ndodhe me nje grup terrorist derisa mori pergjigjen e burrave dhe grave heroike te Republikes, te cilet u treguan se pragun e shtepise e mbrojme ne çdo pellembe te tij. Shqiptaret e Kosoves nuk kane nevoje per poshterim moral dhe emocional, por ndihme dhe perkrahje. Ngjarja edhe do te organizohet, por turpi do te jetoje perjete dhe nuk do te falet. Kosova nuk do ta fale. Jo ne emrin tone!