Lajme

Aksident mes një veture dhe një kamioni në Leposaviq, një i lënduar

09/27/2024 10:29
nga:Y I

Një aksident mes një veture me targa vendore dhe një kamioni me targa të Serbisë ka ndodhur në Leposaviq.

Policia ka bërë të ditur se lëndime ka pësuar drejtuesi i veturës.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture me targa vendore dhe një kamioni me targa të Serbisë, përpos dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i veturës viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.