Lajme

Arrestohen tre persona në Malishevë për të shtëna me armë në një aheng familjar

09/27/2024 10:06
nga:N K

Janë arrestuar tre persona në Malishevë, pasi të njëjtit dyshohet se më 18 gusht kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Policia ka bërë të ditur se është sekuestruar pistoleta me gaz.

“Me datë 26.09.2024 janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në një aheng familjar, kishin shtënë me armë zjarri. Pistoleta me gaz është sekuestruar”.

“Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.