Lajme

Izraeli godet ‘fuqishëm’ Hezbollahun, pavarësisht thirrjeve për armëpushim

09/27/2024 07:41
nga:Y I

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i ka thënë ushtrisë së vendit që të vazhdojë të luftojë me “forcë të plotë” kundër grupit të armatosur Hezbollah, pavarësisht thirrjeve nga ShBA-ja dhe aleatët e tjerë për një armëpushim.

Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se të paktën 92 njerëz u vranë në sulmet ajrore izraelite të enjten, me qindra të tjerë të vrarë që nga përshkallëzimi i sulmeve të hënën, raporton BBC.

Hezbollahu ka konfirmuar se një sulm ajror në një ndërtesë apartamentesh në jug të Bejrutit vrau kreun e njësisë së tij të dronëve, Mohammad Surur.

Frika për një luftë të gjithanshme midis Izraelit dhe Hezbollahut është në kulm, pas një përshkallëzimi dramatik të sulmeve izraelite në Liban që nga e hëna.