Lajme

Sot në Zubin Potok mbahet protesta e paralajmëruar nga qytetarët serbë

09/27/2024 07:40
nga:Y I

Sot është paralajmëruar protestë në Zubin Potok nga ana e qytetarëve serbë që jetojnë në veri.

Kjo u bë e ditur për Klankosova, nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Jemi njoftuar për një protestë nesër në ora 11:00”, ka thënë Elshani.

Nuk u bë e ditur arsyeja dhe nuk u dhanë detaje shtesë rreth kësaj proteste.

Po ashtu nuk dihet nëse do të ketë protestë edhe në komunat tjera në veri të Kosovës.