Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Evropian të U-21 për meshkuj në vitin 2027.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Associated Press“.
UEFA deklaroi të enjten se vetëm oferta Serbi-Shqipëri përmbushi një afat të fundit këtë javë për të paraqitur planet e detajuara të turneut, raporton AP-ja.
Ka pasur reagime të jashtëzakonshme nga të gjitha trojet shqiptare, të cilat e kanë kundërshtuar një organizim të tillë.
FSHF nuk e ka duruar presionin dhe ka bllokuar komentet në postimet e saj në rrjetet sociale.
/GazetaBlic Sport/