Krijimi i një “Shteti Bektashi” në Shqipëri, është thuajse ndër temat më të diskutuar në opinion publik në rajon.
Propozimi i kryeministrit Edi Rama, ishte pjesë e diskutimit edhe në Rubikon të Klan Kosovës.
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, u shpreh skeptik lidhur me këtë iniciativë.
Bile, sipas tij Rama me këtë hap po dëshiron që “Shqipëria të jenë në qendër të vëmendjes”.
“Të jetë atraksion, të jetë vëmendje e shtuar në pikat e turizmit”, tha Ukshini.
Sipas ish-diplomatit kosovar, shefi i qeverisë shqiptare duket se ka “një zbutje të qëndrimit lidhur me këtë propozim”