Lajme

Deklarata e Hovenier, Haliti: E mirëpritur nga miqtë e Kosovës, mesazhi i radhës për ‘kopshtin politik të Kosovës’

09/26/2024 20:50
nga:Sh R

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se deklarata e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, është e mirëpritur nga miqët e Kosovës, ku thotë se është mesazhi i radhës për kopshtin politik të qeverisë së Kosovës.

Haliti në një prononcim për GazetaBlic, tregon se kjo deklaratë erdhi pas deklaratës që bëri kryeministri Kurti në Bruksel, ku thotë se të bësh deklarata si mysafirë në shtëpinë e të zotit të shtëpisë është padituri dhe politikisht gabim.

“Deklaratë e mirëpritur nga miqtë e Kosovës, e bërë një ditë pasi që Kurti bëri një deklaratë reflektuese lidhur me qëndrimet e deklaratat e veta publike të dhëna në Kryeqytetin e Evropës, Bruksel. Është deklarata e radhës dhe mesazhi i dhënë Kopështit Politik të Qeverisë së Kosovës. Në të njejten kohë dhe i njejti mesazh i është dhënë Nacional Shovenizmit të Serbisë që përfaqësohet nga Vuçiq. Të bësh deklarata si mysafir në shtëpinë e të zotit të shtëpisë , i cili ta ka dhënë doren kurë s’ke pas fuqi të hecësh, të ka mbajtur “caca” e të ka shëruar plagët e luftës, i cili po të trajton si mik, është padituri dhe politikisht gabim që ka kosto të veta të cilat i kushtojnë e po i kushtojnë qyetarëve të Kosovës”, tha ai.

Tutje, ai tregon se tani rruga jonë është dialogu dhe jo thirrjet për luftë dhe tregimi i muskujve.

Haliti thotë se ‘kopshtit politik’ i’u ka mbushë mendja se janë të fortë dhe bëjnë deklarata të tilla sikurse ‘lepri që fliste për luanin’.

“Ne nuk mund t’i dërgojmë ndonjë faturë Përendimit, por ata neve po. E kuptojnë të gjithë që Kosova është në proces zgjedhor, e beteja për vota është e hapur për të gjitha palët, edhe pse ligjërisht fushata akoma nuk është shpallur, megjithatë fushata duhet të ketë konturat e veta, duke mos i tejkaluar ato, përmes të cilave ruajmë raportet me Përendimin. Prandaj Kopështi Politik i Kosovës duhet të respektoj e zbatoj sugjerimet prindore të Baballarëve të demokracive Përendimore. Për kopshtin kjo që po e them duket servilizëm, sepse atyre ju ka mbushë mendja që janë të fortë, dhe bëjnë deklarata sikurse “ lepuri që fliste për luanin “. Por për neve është e vetmja rrugë të cilën e kemi trasuar së bashku me përendimorët. Nëse dikush mendon që ky kurs politik i përqafuar fortë nga populli i Kurovës do të ndryshoj, e ka gabim. Rruga e jonë tani është dialogu e jo thirrjet për luftë, jo tregim i muskujve, por strategji e bazuar në politika realiste”, përfundoi Haliti për GazetaBlic.