Sporti

Toni Kroos ishte shumë pranë kalimit në Premier League, zbulon detajet

09/26/2024 18:19
nga:Mergim Rreci

Toni Kroos , i cili përfundoi karrierën e tij pas Euro 2024, konfirmoi se ishte afër kalimit në Premier League përpara se të nënshkruante për Real Madridin.

“Unë kisha rënë dakord për kushtet me Manchester United në vitin 2014 përpara se të nënshkruaja për Real Madridin . Do të ishte një ndryshim nga Bayern në Manchester United”, filloi duke shpjeguar ai, në mes të një bisede live për Icon League [konkurrencë e ngjashme me Kings League , krijuar nga ish-mesfushori].

Manchester United shkarkoi David Moyes i cili po negocionte me Bayernin dhe punësoi Louis van Gaal. Kështu që me mirësjellje e refuzova ftesën,” shtoi ai.

Kroos përfundoi duke shkuar te Real Madrid , ku kaloi një dekadë deri sa i vari këpucët.

/GazetaBlic Sport/