Sporti

10-të golashënuesit më të mirë në historinë e Europa League

09/26/2024 16:02
nga:Mergim Rreci

Mbrëmjen e sotme luhen ndeshjet e mbetura të raundit të parë të Europa League-s, ku spikatin përballje si Roma – Bilbao, Lyon – Olympiacos etj.

Por cilët janë futbollistët që kanë spikatur si golashëues në këtë kompeticion europian për klube?

Transfermarkt, si sajt i specializuar në statistikat e futbollit, bën një listim të 10 golashënuesve më të mirë në hisorinë e Europa League.

Mbetet i pakonkurrueshëm në krye me 34 gola Pierre-Emerick Aubameyang.

Sulmuesi nga Gaboni aktualisht është pjesë e Al-Qadsiah në Arabinë Saudite.

Me katër gola më pak ndjek Radamel Falcao, sulmues i famshëm kolumbian, i cili luan me Millonarios.

Lukaku është në podium me 27 gola dhe pas tij vjen Aduriz me 26.

Mbyll top-10-shen Bruno Fernandes i Manchester United, një lojtar aktiv, që mund të ketë gjasat për ta thyer rekordin e Aubaeyang.