Lajme

Produktet bazë ende me TVSH, njohësit e ekonomisë ‘kritik’ ndaj qeverisë Kurti

09/27/2024 13:23
nga:N K

Viteve të fundit, në vendin tonë kanë filluar të ketë rritje të vazhdueshme të çmimeve në të gjithë sektoret.

Kjo rritje ka prekur edhe produktet bazë.

Mirëpo, produktet bazë nuk janë të liruara nga TVSH-ja, që kanë ndikim edhe në xhepin e qytetarëve.

Siç dihet, heqja e TVSH-së së produkteve bazë, ka qenë një ndër premtimet në fushatën elektorale të qeverisë në pushtet.

Dhe, ende nuk ka filluara së zbatuari.

Për këtë, ish-Ministri i Finanvave, Haki Shati, njëherëshit edhe antarë i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një intervistë dhënë për GazetaBlic thekson se  për herë të fundit në vitin 2015 janë parë zbritjet e produkteve të konsumit, që sipas tij qeveria Kurti nuk ka bërë asnjë ndryshim sa i përket lehtësimit të jetesës së qytetarëve në vendin tonë.

“Nuk është i vetmi premtim i pa realizuar, në këto katër vitje të qeverisjes Kurti. Unë i kam parë me kujdes herën e fundit që është ndryshuar ligji për tatimin e vlerës së shtuar në vitin 2015, atëherë për herë të fundit janë parë zbritjet e një game të artikujve të cilëve disa e kanë një norm të zbritshme në 8% prej 18%, disa e kanë normën 0 e disa janë edhe të liruara. Qeveria Kurti nuk e ka bë asnjë ndryshim në lehtësimin e jetesës të qytetarëve përshkak të qasjes së çmimeve të inflacionit”, u shpreh Shatri.

Shatri, thotë se të gjithë ata që kanë pagën mesatare deri në 600 euro, i shpenzojnë për blerje të konsumit.

Ai shton se krejt kjo pagë ju shkon në çmime që janë rritur për 40-60%.

“Të gjithë ata që kanë pagë mesatare, që është dikund tek 600 euro, krejt pagën e tyre e shpenzojnë për marrje të konsumit të çajit, për marrje të shportës, nuk i teprojnë kurgjo për me kursy ose me ble, ose me invenstu në diçka që është jashta shportës, jashta marrjes së shportave. Pra, krejt paga e tyre shkon në çmime që janë rritur 40-60%, të gjitha këto flasin për një perkeqësim të gjendjes materiale të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Derisa, edhe ekonomisti Arton Muhaxheri pohon të njejtën gjë.

Ai thotë se qeveria në pushtet nuk ka pasur politika për TVSH-në, dhe se qytetarëve të Kosovës u ka lënë barrë që kështu ata i ka gjetur të papërgatitur.

“Heqja e TVSH-së për produktet bazë ishte një premtim i Qeverisë Kurti, të cilin nuk e mbajti. Produktet esenciale vazhdojnë të jenë në treg me çmime të larta, kjo falë edhe mosmbajtjes së premtimit nga qeveria, por gjithashtu edhe për shkak të inflacionit, që na ka gjetur të papërgatitur. Qeveria, duke mos pasur politika se si të menaxhojë këtë situatë, ka lënë barrën më të madhe për qytetarët e Republikës së Kosovës. Ndërkohë, qeveria përfiton, pasi buxheti i saj rritet, buxhet të cilin do të duhej ta kthente në investime, gjë që nuk po e bën”, theksoi Muhaxheri për GazetaBlic.

Ndryshe, Muhaxheri vlerëson se jemi duke jetuar edhe më keq se katër vitet para ardhjes së qeverisë Kurti.

“Rritje e pagës nuk ndikon as në xhepat e qytetarëve, as në çrregullimin e sistemit financiar. Pra, jemi aty ku ishim, duke jetuar më keq se katër vite më parë, edhe pse mund të paguhemi më shumë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/