Lajme

Policia vendos pengesa të pjesërishme te Ura e Bërnjakut

09/26/2024 14:24
nga:Y I

Policia e Kosovës është duke vendosur pengesa mbi urën e Bërnjakut, siç ka thënë, me qëllim të parandalimit të kontrabandës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se këto pengesa bllokojnë kalimin e kamionëve, kurse për veturat e vogla kalimi është i mundur.

“Policia e Kosovës po vendos pengesa te pjesërishme te Ura e Bërnjakut, me qëllim të parandalimit të kontrabandës. Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndërsa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, ka thënë Elshani për “Gazeta Blic”