Mario Balotelli mund të vazhdojë karrierën e tij në Bullgari.
CSKA Sofia është duke negociuar me sulmuesin 34-vjeçar italian, raporton Topsport.bg.
Ish-sulmuesi i Interit, AC Milan, Liverpool dhe Manchester City është një lojtar i lirë pas largimit nga Adana Demirspor.
Kujtojmë se në rast transferimi tek CSKA Sofia, Balotelli do bëhet bashkëlojtar me mbrojtësin kosovar, Lumbardh Dellova.
/GazetaBlic Sport