Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kujtuar masakrën e Abrisë së Epërme të Drenasit, po më veçanërisht ka shkruar për Albert Deliun, të riun që u përballë me këtë ngjarje të trishtë.
Deliu-Kodra shprehet se Albert Deliu ‘shquhet si testament i gjallë i qëndrueshmërisë, shpresës dhe dashurisë’.
“Albert Deliu nuk është thjesht një i mbijetuar. Alberti është simbol i shpirtit të paepur të Kosovës. Është një fanar shprese për një të ardhme, ku edhe netët më të errëta i lënë vendin agimit” shkruan Deliu në Facebook raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:


