Sporti

Moment special/ Talenti shqiptar debutoi sonte me Arsenalin

09/25/2024 23:32
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi shqiptar, Maldini Kaçurri, ka debutuar me ekipin e parë të Arsenalit.

18-vjeçari u aktivizua nga trajneri Mikel Arteta në Kupën e Anglisë në sfidën ndaj Boltonit.

Kaçurri mori vendin e Kalafiorit në minutën e 70-të. Talenti shqiptar është pjesë e të rinjve të Arsenal-t, por për shkak të mungesave të mëdha, Arteta e ka marrë në ekipin e parë.

Pas disa ndeshjeve në stol, mbrojtësi shqiptar bëri sot debutimin me ekipin e parë. Një moment i veçantë për Kaçurrin, që po jeton në ëndërr.

Ai numëron 5 ndeshje me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë dhe 2 ndeshje me Kombëtaren U-17.