Lajme

Kirurgu Naim Loxha, rikthehet në spitalin e Pejës

09/25/2024 19:28
nga:Sh R

Spitalit të Pejës i është rikthyer Dr. Naim Loxha një ndër mjekët më të mirë të ketij vendi, Specialist i Kirurgjisë së përgjithëshme-endoskopist.

Spitali i Pejës këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social facebook, ku thonë se rikthimi i tij është një lajm i shkëlqyer për gjithë qytetarët e Rajonit të Pejës.

Postimi i plotë:

Mirë se rikthehesh, Dr. Naim Loxha!

Me kënaqësi njoftojmë se kirurgu i mirënjohur, Dr. Naim Loxha, është rikthyer në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

Pas një eksperience të gjatë e të pasur në fushën e mjekësisë, Dr. Loxha ka zgjedhur të kontribuojë përsëri për qytetarët e rajonit të tij në Institucion publik duke sjellë me vete ekspertizën dhe përkushtimin e tij ndaj shëndetit të pacientëve.

I njohur për profesionalizmin, përkushtimin dhe arritjet e tij të mëdha në kirurgji, rikthimi i tij është një lajm i shkëlqyer për gjithë qytetarët e Rajonit të Pejës.

Me kontributin e tij, Spitali i Përgjithshëm i Pejës do të forcohet në ofrimin e shërbimeve për pacientët tanë.

Mirë se erdhe përsëri në shtëpi