Lajme

Mustafa: Dejona le të na tregojë për rolin e saj në mafien energjetike

09/25/2024 18:31
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa e ka sfiduar zyrtaren e lartë të Vetëvendosjes, Dejona Mihalin që të tregojë për intervistimin që kishte në Prokurorinë Speciale.

Mustafa nëpërmjet Facebookut i ka bërë thirrje Mihalit që të tregojë, sipas tij, për rolin e saj në mafien energjetike.

“Dejona, cili është çmimi i energjisë elektrike? Po e paguani cash apo përmes GEN-it të Serbisë?”, ka shkruar Mustafa.

“Dejona le të na tregojë për intervistimin nga Prokuroria Speciale rreth rolit të saj në mafian energjetike ku me qindra miliona euro janë qarkulluar nëpër xhirollogaritë e funksionarëve më të lartë të Vetvendosjes dhe kanë financuar nëntokën e kësaj mafie”, ka shkruar ai.

“Me Dejonën dhe Vetvendosjen ekonomia e Kosovës ka ngecur e po shkon drejt shkatërrimit; 60% e pagës së një familje kosovare shpenzohet në ushqimin bazik që në fillim të muajit”.