Sporti

Gostivari fiton ndaj Shkëndijës, Voska dhe Struga barazojnë, ndalet edhe Shkupi

09/25/2024 17:26
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Gostivarit ka marrë fitore përballë Shkëndijës në ndeshjen e luajtur pasditën e kësaj të mërkure në kuadër të xhiros së shtatë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri u mposhtën me rezultat 3:1 në kryeqytet nga skuadra e Gostivarit. Ajdogan, Simonovski dhe Balde ishin autorët e golave për Gostivarin, teksa për Shkëndijën realizoi Besart Ibraimi.

Ndërkohë kampionët në fuqi, janë ndalur me barazim 1:1 nga Voska Sport në Ohër, përderisa me barazim identik u mbyll edhe përballje tjetër shqiptare e luajtur në Çair ndërmjet Shkupit dhe Besës së Dobërdollit.

Gjithashtu edhe në dy ndeshjet tjera si Brera – Tikveshi dhe Pelisteri – Rabotniçki nuk kishte fitues, pasi të dyja sfidat u mbyllën me barazime pa gola. Xhiroja e shtatë në elitë mbyllet sonte me takimin Vardari – Sileksi që do të luhet në arenën “Todor Proeski”, nga ora 20:00.