Sporti

Lëndimi i Ter Stegen, Barcelona bëhet me portier të ri

09/25/2024 17:05
nga:Mergim Rreci

Wojciech Szczesny është portieri i ri i Barcelonës.

Szczesny do të rikthehet nga pensioni për të nënshkruar për Barçën dhe për të zëvendësuar ter Stegen me kontratë njëvjeçare, transmeton GazetaBlic Sport.

Testet mjekësore do të zhvillohen në Spanjë në ditët në vijim, me portierin polak që do të jetë tashmë portieri numër një tek katalunasit.