Lajme

Peci takon homologët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

09/25/2024 16:24
nga:Sh R

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci sot gjatë ditës ka mbajtur një takim me Ministren e Bujqësisë të Republikës së Shqipërisë, Anila Denaj, si dhe zv.Ministrin e Bujqësisë së Maqedonisë së Veriut, Flakron Bexheti.

Peci tregon se ky ishte një takim i këndshëm dhe bisedë vllazërore mes tyre.

“Takim i këndshëm dhe bisedë vëllazërore me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë znj. Anila Denaj si dhe zv. Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë së Veriut z. Flakron Bexheti!”, shkroi Peci.