Sporti

Jamie Carragher: “Tani, kam filluar të mendoj se Chelsea mund të kualifikohet në Champions League”

09/25/2024 14:23
nga:Lorik J

Jamie Carragher ka ndryshuar mendimin e tij për shanset e Chelseat për të përfunduar në top katërshe të Premier League.

Blutë nuk janë pjesë e Ligës së Kampionëve këtë sezon, por ikona e Liverpoolit beson se skuadra e Enzo Maresca ka potencialin për të rezervuar një vend për vitin e ardhshëm.

“Unë nuk e kisha Chelsean afër 4-shes së parë, por tani duket se unë mendoj se ata munden të kualifikohen në Champions League”, tha Carragher për Overlap.

Është një dëshmi e suksesit të Maresca-s, veçanërisht pas polemikave për thellësinë e skuadrës së Bluve.

/GazetaBlic Sport