Lajme

Sveçla: Reforma në administratën publike po përmirësohet

09/25/2024 10:23
nga:G C

Xhelal Sveçla, ka thënë se reforma në Administratën Publike dita ditës po përmirësohet, ndërsa theks të veçantë ka thënë se po i japin cilësisë së shërbimeve.

Sveçla ka deklaruar se Kosova ka bërë përparime në administratën publike. Ndihmë në këtë drejtim sipas tij kanë dhënë edhe partnerët ndërkombëtarë.

“Në krahasim me vitet e kaluara, sot reforma digjitale ka mbi 180 qasje në shërbime publike. 63 për qind e të rekrutuarve janë gra. Kosova ka bërë përparime në administratën publike, e gjithë kjo edhe falë mbështetjes së partnerëve tanë e miqve ndërkombëtar, andaj duke qenë se reforma është element kyç për përmirësimin e qytetarëve tanë, angazhimi ynë do të jetë maksimal”, ka thënë Sveçla në një fjalë rasti në konferencën e dytë ndërkombëtare të Administratës Publike ‘KosovaPar2024’, e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.