Lajme

Nëna lajmëron dy djemtë në polici pasi të dytë kishin thika

09/25/2024 08:42
nga:N K

Një grua ka njoftuar policinë se dy djemtë e saj kanë poseduar dy thika.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, policia ka konfiskuar thikat, ndërsa dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 24.09.2024 – 19:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy djemtë e saj, i posedojnë dy thika. Policia kanë konfiskuar thikat, ndërsa dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte hetimore”, thuhet në raport.