Lajme

Qalaj: Elshani nuk duhej të deklaronte se do të hapet ura, na ka shkaktu konflikt me ndërkombëtarët

09/25/2024 00:00
nga:G B

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar se zëvendësdrejtori i policisë për veriun e Kosovës, Veton Elshani nuk duhej të deklaronte se do të hapet ura mbi lumin Ibër.

Qalaj tha se kjo deklaratë e tij ka shkaktuar konflikt me ndërkombëtarët.

“Në atë çështjen që Departamenti i Shtetit Amerikan na akuzoi si shtet në fakt e akuzoi Qeverinë se po e instrumentalizon Policinë e Kosovës e një nga këto ka qenë një deklaratë e pamatur e Elshanit i cili para të gjithëve ka thënë se ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt. Këtë deklaratë nuk do te duhej ta bënte nuk është puna e policisë të deklarohet për vendime politike është qeveria që duhet të pyetet nëse do të hapet ura apo jo dhe si do të hapet. Politikanët edhe mund të mos e thonë të vërtetën, por policia duhet me dhënë çdo deklaratë në bazë të fakteve që i ka dhe është obligim i njeriut në uniformë t’i thotë kujtdo që e pyet kjo është një temë politike adresonu tek organet tjera kush janë përgjegjës”, deklaroi Qalaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.