Lajme

Sulmi në Banjskë, Krasniqi: Asnjë nga personat e përfshirë nuk akuzohet për terrorizëm

09/24/2024 23:57
nga:G B

Sot janë bërë një vit nga sulmi terrorist në Banjskë.

Grupet terroriste serbe, në krye me Millan Radoiçiq, më 24 shtator 2023 sulmoi policinë e Kosovës me ç’rast i vdekur mbeti rreshteri Afrim Bunjaku.

E në prag të njëvjetorit, saktësisht më 11 shtator, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 45 personave që morën pjesë në sulmin terrorist.

Me këtë rast, profesori Kolë Krasniqi, në Edicionin Special në Klan Kosova tha se asnjë nga ta nuk akuzohet për terrorizëm.

“Por, akuzohen vetëm për rrezikim në përmasa të gjëra, për armëmbajtje paleje ose trafikim ose kontrabandim të armatimit në rajone të caktuara”, tha ai në Klan Kosova.

Neser me fillim nga ora 09:30, do të nis gjykimi ndaj 45 anëtarëve të grupit terrorist të sulmit në Banjska.

Lidhur me këtë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, gjatë ditës së hënë ka thënë se “terroristët sipas ligjit mund të gjykohen edhe në mungesë”.