Lajme

Kadrijaj e bindur: AAK do del e shkëlqyeshme në zgjedhjet e shkurtit

09/24/2024 19:59
nga:G B

Time Kadriaj, deputete e AAK-së në intervistën e dhënë për emsionin Raport u shpreh e bindur se kjo parti në zgjedhjet e ardhshme do të dal me rezultate të mira, raporton Gazeta10.

“Aleanca qëndron mirë, qëndron fuqishëm jemi në terren, jemi të konsiliduar. Po e shoh nëpër sondazhe edhe njerëzit e lëvizjes Vetvendosje kot e kanë që thojnë sdo ta kalojnë pragun sepse edhe në periudhat më të vështira, në periudhën kur z. Haradinaj nuk ka qenë këtu, pra një parti pa një lider i kemi mbijetuar të gjitha sfidave”, deklaroi Kadriaj.

E për këtë, deputetja Kadriaj përmendi edhe koalicionet e ndërlidhura me parti tjera.

“Prapë do të jemi mirë plus tani në koalicion me Nismën dhe partitë tjera, Aleanca jo që rrezikon pragun por do të dal shkëlqyeshëm në këto zgjedhje”, shtoi ajo.